Dhimitër Kapa nga Partia Socialiste është zgjedhur kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës me 13 vota përballë kandidates së koalicionit “BF”, Afroviti Dhimojani e cila mori 7 vota. Zgjedhja e kreut të ri të Këshillit Bashkiak është shoqëruar me duartrokitje së sallë, por ka pasur dhe reagime nga qytetarët në sallë. 'Kurrë nuk do e fitoni zemrën e himariotëve", ka thënë një nga të pranishmit.



