Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot sërish me vendimin e propozuar nga kreu i bashkisë së Tiranës, për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
Në një status në Facebook, ish-kreu i LSI-së, kërkoi që projekti i Veliajt të bëhej transparent për të gjithë qytetarët, duke i bërë thirrje qeverisë që të heqë dorë nga shpenzimet, që sipas të cilit janë për fasada, dhe të investojë për ujin e pijshëm.
Gjithashtu ai i bëri thirrje qeverisë që të heqë dorë nga shpenzimet, që sipas të cilit janë për fasada, dhe të investojë për ujin e pijshëm.
Reagimi
Qytetarët kërkojnë zgjidhje për ujin e pijshëm, që mungon edhe në qendër të Tiranës.
Projekti i plotë i bashkisë për ujin e pijshëm të bëhet transparent dhe publik për të gjithë qytetarët. Kushdo ka të drejtë të dijë deri në një ç’do të bëhet me ujin dhe paratë që paguajnë qytetarët për të.
Qeveria shqiptare të heqë dorë nga shpenzimet për fasada dhe të investojë për ujin e pijshëm, që është minimumi i normalitetit për jetën e njerëzve. Këshilltarët bashkiakë të LSI-së, shumë të qartë në krah të shtresave në nevojë.



