
Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN, u shpreh se pas kalimit të vulës dhe logos në PD e Sali Berishës, mund ti interesoj më shumë Edi Ramës, për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, atij i intereson më mirë një PD më vulë sesa e tërë opozita të futet në një listë të vetme elektorale si alternativë e fortë në zgjedhje.
Mund të besohet edhe varianti që tre gjyqtarë të mirë dhanë drejtësi, kjo është një alternativë, e di që është pak e besueshme për disa njerëz por ka ardhur momenti që të jemi pak optimist.
Por për mua ka disa element politik. E para, jemi para zgjedhjeve dhe mendoj se personalisht Rama i intereson një PD me emër dhe më vulë sesa një PD ma emër dhe pa vulë e cila do të detyrohet të hyj në një koalicion të detyruar, për forcë me LSI dhe partitë e tjera. Gjëja më e keqe që mund ti ndodh Ramës nga pikëpamja elektorale është që gjithë opozita të futet në një listë të vetme elektorale dhe nëse PD e Berishës të mos merrte identitetin dhe vulën e vet do të ishte detyruara që kjo dhe LSI të bënin një listë elektorale që do të përmbante koalicionin më të madh, më të fortë kundër Ramës.
Mund të mos mjaftonte por kjo do të ishte alternativa më re fortë përballë tij. Me këtë që ka bërë Rama kontribuon më tepër për fragmentimin e ardhëm të opozitës në zgjedhjet e ardhshme.



