Në Kuvendin e Serbisë sot filloi seanca e parë e rregullt pranverore, ku u propozua një rend dite me 62 pika, në të cilën përfshihen ndryshimet në Ligjin për arsimin e lartë, si dhe projektligji për kreditë e favorshme për të rinjtë.
Kjo pikë çoj në diskutime të nxehta rreth rendit të ditës, të cilat kaluan edhe në aktivizim të flakëvë dhe tymit, raporton blic.rs.
Te përplasja erdhi pasi deputetët e pushtetit miratuan rendin e ditës që u kundërshtua nga opozita.
Përplasje fizike, tym, gazlotsjellës e flakë ka përfshirë mbledhjen e këtij Kuvendit ndërsa nuk ka munguar edhe përplasja fizike mes mazhorancës dhe opozitës, ku tre deputete janë plagosur, mes tyre njëra 8 muajshe shtatzënë.
Partitë opozitare kishin paralajmëruar se s’do të jenë pjesë e punimeve të Kuvendit, përderisa studentët e qytetarët janë duke protestuar vazhdimisht në kërkim të drejtësisë për vdekjen e 15 personave në nëntor nga rrëzimi i strehës së një stacioni hekurudhor në Novi-Sad.
Protestuesit e fajësojnë pushtetin për korrupsion.
Në seancë duhej të miratohej edhe dorëheqja e kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviç, të cilën ai e ofroi më 28 janar, nën presionin e protestave të studentëve. Opozita kërkoi që në rend dite të ishin vetëm ndryshimet në Ligjin e Arsimit të Lartë, duke thënë se Qeveria që ka shpallur dorëheqjen, nuk mund të miratojë ligje të rëndësishme.
Pas ndezjes së mjeteve piroteknike kryeparlamentarja Ana Bërnabiç ndërpreu punimet e seancës.



