Shembja e Teatrit, Basha: Do mbështesim protestat, Rama e Veliaj prapa hekurave për këtë krim

Shembja e Teatrit, Basha: Do mbështesim protestat, Rama e Veliaj prapa hekurave për këtë krim

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pas protestës dha një mesazh të shkurtër, sipas të cilit PD do të jetë në krah të çdo qytetari që do të protestojë.

Shembja e Teatrit tha Basha nuk do të jetë fundi i teatrit, por fillimi i fundit të tiranisë.

Opozita, PD do të mbështesë të gjitha protestat e aleancës për teatrin këtu në Tiranë dhe kudo në krah të qytetarëve. Kudo ku  do ketë protesta opozita do jetë në krah të tyre”, tha Basha.

Sipas tij, shpresa e Edi Ramës përmes frikës e barbarisë do të shuante energjinë e shqiptarëve për ndrysim mori fund.

Ai tha se shkatërrimi i teatrit nuk është fundi i teatrit, i kulturës, por është fillimi i fundit të tiranisë dhe teatrit që Rama ka luajtur prej 7 vitesh me shqiptarët dhe me jetët e tyre.

“Ky fund do të jetë i shpejtë dhe çlirimtar për shumicën dërrmuese të shqiptarëve”, tha kryedemokrati.

Basha përsëriti qëndrimin e tij se kur të vijë në pushtet do të rindërtojë teatrin aty ku ishte dhe me të njëjtat parametra. Ndërsa tha se Rama dhe Veliaj do te shkojne prapa hekurave.

Përsëris vendosmërinë time për ti qëndruar kontratës  me aleancë për të rindërtuar teatrin në vendin ku ishte ashtu sic ishte dhe të modernizuar dhe dërgimin prapa hekurave të gjithësecilit prej personave të përfshirë në këtë krim, nga Edi Rama dhe Erion Veliaj deri tek punonjësit që shkelën ligjin në natën e barbarize”, deklaroi Basha.

Ai theksoi se sot nisi një ditë e re shprese dhe besimi të shqiptarëve tek njeri tjetri, te Shqipëria dhe e nesërmeje që nuk mund ta ndalë nata e errët e 17 majit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy