Çuçi takohet me ambasadorin Soreca: Fokusi te zgjedhjet e 25 prillit

Çuçi takohet me ambasadorin Soreca: Fokusi te zgjedhjet e 25 prillit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka pritur në takim ditën e sotme ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Çuçi bën me dije se gjatë këtij takimi është diskutuar për vijimësinë e bashkëpunimit të ngushtë  të Shqipërisë me BE-në si edhe çështje të tjera lidhur me rendin, sigurinë dhe krimin e organizuar.

Në fokus të këtij takimi ka qënë gjithashtu edhe puna përgatitore për  zgjedhjet e 25 prillit dhe rolin e Ministrisë së Brendshme në këtë proces.

“Prita sot në një takim Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, z.Luigi Soreca. Diskutuam për vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në çështje të interesit të përbashkët që lidhen me rendin, sigurinë, migracionin, luftën kundër krimit të organizuar dhe ndihmën në kuadër të programit IPA III. Biseduam gjithashtu për punën përgatitore të zgjedhjeve të 25 prillit dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme në këtë proces. Bashkimi Europian mbetet një partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë në procesin e integrimit dhe anëtarësimin e plotë në union.” Shkruan Çuçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy