Zëdhënësi i BE: Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon në muajin korrik në Bruksel

Zëdhënësi i BE: Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon në muajin korrik në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) Peter Stano konfirmoi se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë muajin tjetër.

Stano theksoi se BE-ja po vazhdon angazhimin e saj të plotë në këtë drejtim, duke përmendur vizitën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd.

"Si rezultat i bisedimeve të tij, ne mund të njoftojmë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në korrik", tha Peter Stano.

Ai shpjegoi se ende nuk ka një datë specifike, por që të dyja palët kanë rënë dakord për vazhdimin e dialogut në Bruksel, dhe se aktualisht janë duke punuar për caktimin e një date.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pritet të vizitojnë Brukselin gjatë kësaj jave për bisedime më zyrtarët evropianë.

Sipas zëdhënësit të BE-së, këto do të jenë "vizita të ndara dypalëshe", të cilat nuk kanë lidhje me vazhdimin e dialogut.

Vuçiç dhe Hoti do të qëndrojnë në Bruksel para takimit të ardhshëm midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington më 27 qershor.

Më herët kishte aludime se para takimit në SHBA, do të ketë një përpjekje për të organizuar një takim mes palëve në Bruksel.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy