
Presidenti Ilir Meta ka refuzuar të bëjë një koment në lidhje me zgjedhjen e kryeministrit Rama për të bërë ministër të Brendshëm Bledi Çuçin, si zëvendësues i Sandër Lleshajt i cili dha dorëheqjen pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia. Meta ka thënë se fillimisht do të njihet me propozimet dhe më pas shumë shpejt edhe do të përgjigjet.
“Nuk do të dëshiroja të përgjigjesha për tema të brendshme. Jam njohur nga mediat për disa propozime, si president do duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigjja do jetë më e shpejta e mundshmja sa i përket kohës,” deklaroi Kreu i Shtetit gjatë konferencës me ushtruesen e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.



