Shkelje të Kodit Zgjedhor/ Administrohen provat për denoncimet gjatë zgjedhjeve të 6 marsit

Shkelje të Kodit Zgjedhor/ Administrohen provat për denoncimet gjatë zgjedhjeve të 6 marsit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi seancat dëgjimore me palët e përfshira në procesin e shqyrtimit administrativ të denoncimeve për përdorimin e burimeve publike në zgjedhjet e pjesshme të datës 6 mars 2022.

Në seancë publike u shqyrtua administrativisht denoncimin e bërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ndaj Bashkisë Durrës dhe denoncimin e bërë nga Partia Demokratike ndaj Bashkisë Rrogozhinë për shkelje të parashikuar në nenin 91 dhe 92, të Kodit Zgjedhor dhe vendimin nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator.

Gjithashtu, Komisioneri shqyrtoi edhe dy denoncimet e bëra nga Qëndresa Qytetare ndaj ndaj Autoritetit Portual Durrës dhe ndaj Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath”, kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës Emiriana Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, për shkelje të parashikuar në nenin 91, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar si dhe në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator.

Pasi dëgjoi palët e përfshira në proces, Komisioneri vendosi administrimin e provave të paraqitura dhe përfundimin e shqyrtimit administrativ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy