Salianji: PD, partia që ka primar interesin publik dhe atë të qytetarëve

Salianji: PD, partia që ka primar interesin publik dhe atë të qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dhënë një deklaratë për media këtë të martë në Korçë. Ai është shprehur se strukturat e Partisë Demokratike në Korçë, do të jenë pranë qytetarëve për të ngritur sa më shumë problematike që janë shqetësuese për zonën.

Pas mbledhjes së kryesisë së PD dega lokale me nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe aksionit politik të PD jo vetëm në parlament por edhe në terren zhvilluam një bledhje. Mbledhja ishte për të intensifikuar edhe më shumë takimet me qytetarët, për të bërë të mundur më tepër praninë e deputetëve por edhe strukturave të PD pranë qytetarëve, për të ngritur sa më shumë problematikat masive të shprehura nga qytetarët gjatë fushatës dhe pas saj, për të qënë sa më pranë tyre si partia e vetme që ka interes primar, interesin publik dhe atë të qytetarëve”, është shprehur Salianji.

Ai ka thënë se gjithashtu do të denoncohet çdo lloj abuzimi, ku fokusi është kryesisht në sektorin e bujqësisë.

Për të denoncuar çdo lloj abuzimi duke nisur nga Niko ‘tritoli’ që si Ministër i Bujqësisë helmoi qytetarët, si Ministër i Mbrojtjes i shërben kompanive klienteliste për të vazhduar më tej me gjithë keq-qeverisjen dhe gjithë abuzimet që kanë shkaktuar varfëri,braktisje të vendit nga ana e të rinjëve dhe mungesë të shpresës që padyshim është detyrë thelbësore e PD-së dhe ekipit të saj për të qënë më pranë tyre dhe për të bërë të mundur që luftën me regjimin dhe shkurtimin e tij ta bëjmë të mundur 1 orë e më parë duke qënë më shumë pranë qytetarëve”, ka thënë me tej deputeti i PD-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy