Turqia kërkesë Tiranës: Hetoni investimet e Gylen

Turqia kërkesë Tiranës: Hetoni investimet e Gylen

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka takuar në Ankara homologun e tij, Mevlut Cavusoglu. Në kryeqytetin turk, është nënshkruar një marrëveshje strategjike partneriteti mes të dyja vendeve. Në këtë marrëveshje, thuhet edhe se qeveria e Tiranës me atë të Ankarasë do të mbajnë një mbledhje të përbashkët.


Shteti turk është zotuar për të rritur investimet në Shqipëri, në fusha të ndryshme, si turizmi, energjia, mbrojtja, siguria etj. Gjatë këtij takimi, ministri i Jashtëm turk i ka bërë me dije Bushatit se Turqia është duke ndjekur me vëmendje, aktivitetin terrorist, siç i konsideron shteti turk, investimet e Gylenit në Shqipëri, shkruan TCH.

Bushati ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Turqinë, si dy vende mike dhe aleate, por në përputhje me praktikat më të mira, si dhe duke respektuar procedurat e Shqipërisë. Kreu i diplomacisë shqiptare është pritur edhe nga ana e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan gjatë orëve të mbrëmjes. Ditmir Bushati u takua më herët edhe me kryeministrin e Turqisë, Binali Yildirim dhe me kryetarin e Asamblesë së Turqisë Ismail Kahraman. Ai ka zhvilluar gjithashtu homazhe në memorialin e Mustafa Qemal Ataturkut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy