Mocioni i Spiropalit, Burimi: Përçapje e pavlerë nga një person i paduhur. S’ka asnjë propozim konkret (VIDEO)

Mocioni i Spiropalit, Burimi: Përçapje e pavlerë nga një person i paduhur. S’ka asnjë propozim konkret (VIDEO)

Analisti Genc Burimi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se mocioni i deputetes Elisa Spiropali për një PS të re është një përçapje e pavlerë e bërë nga personi më i paduhur. 

 

Duke vijuar Burimi e cilësoi dokumentin e dorëzuar nga Spiropali një diarre fjalësh pa një propozim konkret.

 

Përçapje e pavlerë. Spiropali është personi më i paduhur për të bërë këtë gjë. Spiropali validoi politikën e Ramën për të bërë ligjin skandaloz për shërbimin e jashtëm.

 

Nuk tha gjysmë fjalë. Nuk është personi i duhur. Në atë diarre fjalësh thotë duhet respektuar kundërshtari. I kemi në sy daljet e Spiroaplit kundër Berishës dhe PS. Nga ana formale, s’ka pikë vlerë. Validoi të gjithë politikën e Ramës.  Bashkohet sot bëhet bashkë me Bushatin dhe Malajn. Ata që ngrihen janë këta që kanë pasur privilegje dhe nuk kanë më. 

 

Shkruan ‘marrëveshje për Shqipërinë’. Një partie mes një partie dhe një populli bëhet me zgjedhje, jo me një dokument.

 

Vijmë tek përmbajtja. E quaj diarre fjalësh se nuk ka asnjë propozim konkret. I vetmi propozim është ai që lidhet me kalimin me një sistem zgjedhor proporcional. Kjo nuk propozon asgjë konkrete.

 

Sot kryeministri sfidohet vetëm nga perëndimorët. Nga brenda ai nuk pyet për asnjë njeri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy