Balla: Të mos kënaqemi se disa na shohin si e keqja më e vogël

Balla: Të mos kënaqemi se disa na shohin si e keqja më e vogël

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e sheh mundësinë për marrjen e mandatit të tretë te “dobësia e thellë e kundërshtarit”. Në një takim në Asamblenë Socialiste të Elbasanit, në kuadër të parapërgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të 25 prillit, Balla është shprehur se socialistët nuk duhet të vetëkënaqen nga fakti që një pjesë e shqiptarëve i shohin si “e keqja më e vogël”.

 “Dobësia e thellë e kundërshtarit dhe pabesueshmëria e tyre publike, nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë. Ne s’mund të jemi të vetëkënaqur se një pjesë e shqiptarëve na shohin si e keqja më e vogël, por shumica e shqiptarëve na beson ne si forca e vetme politike që ndërton shtet dhe garanton plotësimin e aspiratës për integrim europian”, shkruan ai në Facebook.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy