Ish-deputeti Myslim Murrizi deklaroi në MCN Live se nëse në PD do të kishte një frymë bashkimi, duhet të takoheshin Berisha dhe Basha, që ishin shkaktarë të krizës. Murrizi ngriti shqetësimin e kredive të mëdha në banka nga ana e kompanive që fitojnë PPP.
Murrizi e konsideroi Reformën në Drejtësi një paçavure, pasi në ndryshimet kushtetuese është thënë se hartuesit e reformës në drejtësi që vinin nga Fondacioni Soros, nuk do ishin në krye të këtij procesi.
Jam kundër bashkëpunimit, pro bashkimit. Nëse thua bashkëpunim do të thotë që i sheh si subjekt politik më vete. Që në korrik të 91-shit PD s’ka qenë asnjëherë e bashkuar 100 për qind, edhe PS. S’kam besuar te teoritë bolshevike. Nëse është fryma për t’u bashkuar fare mirë mund të takohet Berisha me Bashën, sepse shkaktarët realë ishin këta të dy”.
Rama po përgatit ndryshimin e qeverisë pas kalimit të buxhetit. Ruajnë status quo-n prej 31 vitesh. Në 9 vite qeverisje Rama ka grumbulluar 38 miliardë euro taksa. Rama i ka shpërndarë prokurimet publike te të njëjtat duar që i shpërndante Berisha dhe Nano. Këta e kanë të gjithën tallje, po të shohësh çfarë kanë thënë me njëri tjetrin do t’i lante plumbi. Pothuajse të gjitha PPP-të kanë qenë jo transparente. Kam kërkuar shpjegim për rrugën Lezhë-Balldren dhe Orikum-Llogara, sepse firmat që ofroheshin deklaronin fitimin 500 mijë euro dhe kapitalin 200-300 mijë euro. Edhe nëse një bankë e lajthitur do financonte me kredi, besueshmëria do ishte zero. Do t’i duheshin 200 vjet që të shlyej një borxh të tillë. Kam thënë kush është kjo bankë që do i japë këto para, ose të deklarojnë nga do i nxjerrin paratë, nëse kanë para të pista dhe i pastrojnë le të na i thonë. Po të shohësh kompanitë punojnë me dy bilance. Një subjekt i vetëm ka kredi 360 milionë euro kredi. Nëse të gjithë emigrantëve do t’u duhet të trokasin të gjithë për një muaj te bankat, bankat janë të keqen e Sudjes!



