
Në Kavajë, Partia Socialiste është në epërsi ndaj koalicionit Bashkë fitojmë në Këshillin Bashkiak.
Një ditë pasi koalicioni mes PD-së së Rithemelimit dhe Partisë e Lirisë fitoi garën për drejtimin e bashkisë, PS ka shumicën në këshill.
Me 20 kuti të numëruara nga 92 në total, PS ka 43.5% të votave, BF ka 26.5%, PAASH 10.7%, PD 7.6%, PSD 6.4% dhe PR 1.6%.
Fisnik Qosja i BF fitoi përballë Redjan Krajës së PS në Kavajë. Rezultati u përmbys në kutitë e fundit, duke i dhënë Qosjes një fitore të qartë.



