Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur për herë të parë pyetjes nëse Lulzim Basha mund të zgjidhet President i Republikës. Përmes një gjuhe ironike Rama u shpreh se:
Lulzim Basha mund të bëhet President i Republikës me votat e kësaj shumice, aq sa Sali Berisha mund të çmimin 'Oscar' me mbështetjen e syri-qimit.net”.
Kujtojmë që së fundmi është lakuar emri i ish-kreut të PD-së si një kandidat i mundshëm për President.
Kreu i qeverisë vuri në dukje se është hera e parë që PS i ka votat dhe nuk varet nga votat e të tjerëve.



