PD nismë për Komision të Posaçëm parlamentar për Energjinë

PD nismë për Komision të Posaçëm parlamentar për Energjinë

Partia Demokratike përmes deputetes Sorina Koti, ditën e sotme ka paraqitur një kërkesë Kuvendit për ngritjen e Komisionit të Energjisë dhe Klimës.

“Duke parë situatën e vështirë energjetike që po kalon vendi ynë dhe jo vetëm, bashkë me disa kolegë të grupit parlamentar të PD dje kemi shpërndarë brenda sistemit të Kuvendit letrën drejtuar të gjithë deputetëve të Parlamentit shqiptar, për nismën e ngritjes së një Komisioni të Posaçëm për Energjinë dhe aksionin mbi klimën, i cili do të ndihmojë në hartimin dhe legjislacionin përkatës për sigurimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri, të pavarur ndoshta nga gazi dhe nafta. Jemi në kushtet kur çmimet e energjisë po rriten nga dita në ditë, çmimet e naftës dhe gazit gjithashtu”, tha Koti.

Ajo u shpreh se, “po ndjehet një presion i madh nga sektori i biznesit, nga shoqëria civile, nga organizatat dhe partnerët ndërkombëtarë për të gjetur zgjidhje të cilat janë brenda territorit të Shqipërisë. Kemi duke negociuar me të gjithë deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, përtej bindjeve politike, sepse kjo është një kauzë që na përket të gjithëve”.

“Dje ishte dita e parë që ne patëm kontaktin me deputetët, sot është dita e dytë ku jemi ulur në diskutime se çfarë është më e mira për Shqipërinë dhe ngritja e Komisionit të Energjisë dhe shumë shpejt do të dorëzojmë kërkesën në Parlamentin e Shqipërisë për ngritjen e këtij Komisioni të Posaçëm”, theksoi Koti.

“Më pas me grupin e deputetëve që do të bëhen pjesë e komisionit për energjinë dhe klimën do të bëjmë tavolina të rrumbullakëta, do të organizojmë diskutime mbi programin dhe hartimin konkret se çfarë ka mundësi Shqipëria që të prodhojë në mënyrë organike të brendshme dhe më pas me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë do të hartohet edhe strategjia kombëtare e cila është tashmë një draft, por shpresojmë të kemi mirëkuptimin e të gjitha forcave politike sepse siç e përmenda edhe në fillim, çështja e energjisë po kthehet në prioritet”, nënvizoi Koti.

“Duke parë të gjithë problematikat që kanë ardhur nga shtrenjtimi i energjisë dhe naftës, ku çmimet e produkteve bazë dhe bizneset kanë rritur kostot e tyre, të gjitha janë kosto për konsumatorët. Në bazë të kësaj situate të krijuar emergjente ne filluam këtë nismë që shpresojmë se do të gjejë mbështetjen e grupit parlamentar qoftë të PD, por edhe të grupeve të tjera parlamentare. Do të jetë një Komision ku forcat politike do të kenë të gjitha përfaqësuesit e tyre atje për të dhënë rekomandime dhe sugjerimet e tyre”, përfundoi Koti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy