Qëndrimi ndaj LSI-së ka vënë përballë njëri tjetrit dy deputetë. Kushërinjtë Eduart Ndocaj e Gjovalin Kadeli sherrin e kanë për Ilir Metën, ndonëse thonë se politika përcaj e sundo nuk funksionon më.
Ndocaj akuzoi Kadelin në rrjetet sociale se është në konflikt interesi pasi kompania e tij ka marrë tenderin për pastrimin e Lezhës.



