Shipoli: SHBA nuk ka pasur strategji të mirëfilltë në goditjen e Iranit

Shipoli: SHBA nuk ka pasur strategji të mirëfilltë në goditjen e Iranit

Erdoan Shipoli, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, analizoi në studion e MCN zhvillimet e fundit në konfliktin e Lindjes së Mesme. Shipoli tha se SHBA nuk ka pasur një strategji të mirëfilltë në goditjen e Iranit. 

 

Nuk ka pasur strategji të mirëfilltë dhe po merr shumë më shumë kohë që Amerika t’i arrijë objektivat që ka vënë në fillim. Ka një frikë që nuk ka strategji të mirëfilltë ose të mirëmenduar.

 

Lidhur me ndikimin që do të ketë lufta në ekonominë e amerikanëve, Shipoli tha: 

 

Popullata e Amerikës nuk mund ta përballojë për shumë kohë. Çmimi i naftës do të jetë diçka shumë me rëndësi. Presidenti Trump e ka parë këtë dhe po kërkon ndihmë nga aleatët që në një mënyrë të zgjidhet ky problem. 

 

Ndërsa vendimin e Britanisë, e cilësoi një lajm të mirë. 

 

Lëvizja e Britanisë është një lajm i mirë. Irani ka thënë që të gjitha shtetet mund të kalojnë nga ngushtica e Hormuzit përveç anijeve amerikane dhe izraelite. Qeveria e Netanjahut ushqehet nga konflikti që të vazhdojë ekzistencën e saj sepse përndryshe do të gjykohet. 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy