PDIU-ja kërkon nga kuvendi i Shqipërisë që të krijohet një komision i posaçëm për çështjen çame. Sipas deputetes Mesila Doda krijimi i këtij komisioni është me rëndësi të madhe për të zbuluar totalisht motivet e shpërnguljes së dhunshme të komunitetit çam.



