Nis regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut/ Grubi thirrje shqiptarëve që të vetëdeklarohen

Nis regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut/ Grubi thirrje shqiptarëve që të vetëdeklarohen

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur procesi i regjistrimit të popullsisë, proces ky i lënë për 19 viteve pezull. Fillimisht procesi ka nisurt me personat që janë në vuajtjen e dënimit, të pastrehët, si dhe i shtetasve që jetojnë jashtë vendit. Këta të fundit do të munden të plotësojnë të dhënat online, përmes një aplikacioni të posacëm.

Në të kundërt, nga data 1 deri më 21 prill, kur do të bëhet regjistrimi i popullatës rezidente, të dhënat mund të plotësohen nga të afërmit.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi nga Prishtina sot, ku është takuar me liderët politikë, ka bërë thirrje që ky proces të marrë vëmendjen e duhur.

 “Po presim që të tejkalojmë numrin 200 mijë dhe të afrohemi te 300 mijë, sa i kemi parashikimet e qytetarëve tanë në diasporë. Por, kemi kohë deri më 21 prill dhe po shpresojmë në ndihmën e miqve tanë në Prishtinë dhe Tiranë, për të krijuar një atmosferë goxha mobilizuese në diasporë, që të regjistrohen vetë qytetarët tanë”.

Sipas Entit shtetëror për statistika, deri më tani janë regjistruar më shumë se 77 mijë qytetarë nga diaspora.

Ndërkohë nga 1 marsi deri më 15 mars tashmë janë regjistruar përfaqësuesit diplomatik, anëtarët e familjeve të tyre, shtetasit e Maqedonisë së Veriut që punojnë në Kombet e Bashkuara, përfaqësuesit e armatës në vendet e huaja si dhe qytetarët që janë angazhuar në bazë të ndonjë bashkëpunimi ndërkombëtarë.

Përqindja e popullatës shqiptare lidhet edhe me të drejtat e tyre të garantuara me kushtetutë, siç është ajo e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, e cila në Kushtetutën e Maqedonisë përkufizohet si gjuhë, të cilën e flasin më shumë se 20 për qind e numrit të përgjithshëm të popullsisë.

 Ndërkohë, Opozita maqedonase ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme me të cilat synon anulimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë.

VMRO-DPMNE pretendon se regjistrimi nuk është proces statistikor, por politik. Kjo parti ka akuzuar partitë në pushtet për manipulimin e rezultatit sa i përket përqindjes së popullatës, në veçanti asaj shqiptare, e cila bazuar në regjistrimin e vitit 2002 përbën 25.17 për qind të numrit të përgjithshëm, në popullsinë prej dy milionë banorësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy