Negociatat, Bushati: Kemi nxjerrë mësime, nuk mund të themi se kemi qenë gati

Negociatat, Bushati: Kemi nxjerrë mësime, nuk mund të themi se kemi qenë gati

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, thotë se Shqipëria nuk ishte gati këtë vit për hapjen e negociatave. Në një takim me strukturat e integrimit europian në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe ministritë e linjës, Bushati u shpreh se ka mangësi në disa sektorë por viti që kemi përpara do të shërbejë për përmbushjen e “detyrave të shtëpisë”.

“Katër janë elementet që do doja të ndaja me ju. Na nevojitet një bashkëveprim këtu në këtë ministri, me mbështetjen e zv/ministrit të ri. Kemi nxjerrë disa mësime, s’mund të themi se kemi qenë gati dhe jemi gati. Kemi mangësi në sektorë e politika të caktuara. Do bëhemi strategjikë se si do t’i përqasemi hapjes së bisedimeve. Për ne është fat që kemi këtë kuadër kohor”, tha Bushati.

Bushati tha se vendet fqinje kanë qenë përkrahëset më të zjarrta të hapjes së negociatave për Shqipërinë. “Fqinjët tanë kanë qenë avokatët më të zjarrtë të Shqipërisë, duke dhënë një shembull të mirë edhe për vendet e rajonit. Që po transformohemi nga armiq të dikurshëm në fqinj të vërtetë”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy