Basha: Votimi në Parlament, një puç kushtetues

Basha: Votimi në Parlament, një puç kushtetues

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e cilësoi një puç kushtetues votimin e Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme. Pas përfundimit të seancës parlamentare, Basha tha se u shkel Kushtetuta, por opozita do të vijojë atë që e quan “luftë me krimin në pushtet”.

“Sot Parlamenti konsumoi një puç kushtetues. Edi Rama ka konsumuar dhunimin e Kushtetutës për të mbrojtur Vangjush Dakon, Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin. Opozita mbajti qëndrimin e saj të bashkuar. Sot u treguam shqiptarëve dhe të gjithë faktorëve ndërkombëtarë se nuk do të bëhemi kurrë fasadë e autokracisë kriminale. Shpërbërja e krimit në pushtet dhe pushtetit të lidhur me krimin sapo ka filluar.  Opozita do të vazhdojë me vendosmëri këtë rrugë”, tha Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy