Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, kritikoi mazhorancën për zgjedhjet, por edhe mbylljen e mbledhjes mbi Agjendën e Gjelbër për publikun dhe ekspertët mjedisorë, duke e cilësuar si një veprim që bie ndesh me parimet e transparencës. Ajo tha se ndërsa në Bruksel sillen si europianë, në Shqipëri veprojnë si autokratë.



