Regjisori Kastriot Çipi ndan mendimin se sistemi aktual zgjedhor në vend duhet ndryshuar.
Sistemi zgjedhor duhet të përkthej në numër mandatesh, numër të barabartë votash. Nëse një deputet hyn me 12 mijë vota, edhe tjetri duhet të hyjë po me kaq.
Është hequr ky nen nga Kushtetuta në vitin 2008. Para 2008 e konsideroja sistemin zgjedhor shumë më mirë se ky që kemi.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se në 1991 kemi votuar me mazhoritar por me balotazh dhe pati deformim votash, ndërsa në 1992 u aplikua për herë të parë sistemi miks por me votim paralel, që nuk përzjeheshin votat e mazhoritarit me proporcionalin.
Sipas tij, viti 1992 ka prodhuar rezultatin më të ndershëm, 100 deputetë me mazhoritar dhe 40 me proporcional.
Ka sistem të drejtë, boll që ndarja të jetë 50 me 50 për mazhoritarin dhe proporcionalin. Kriteri i llogaridhënies e shkëput lidhjen e deputetit me zgjedhësin, ndërsa mazhoritari krijon lidhje më të ngushtë me qytetarin.
Ndaj jam për sistemin miks, për korrektim, që çdo parti e vogël të marrë votat që i takojnë. Listat e kryetarëve duhet të zhduken, nuk duhet të ekzistojnë.



