Partia Demokratike deklaroi sot se në takimin me pedagogët e univeristiteve, kryeministri Edi Rama u përpoq të justifikojë dështimin e qeverisë për arsimin.
Në një deklaratë për mediat, pasditen e së hënës, PD deklaron se “Kryeministri u mundua të justifikojë dështimin e tij me pranimet në universitet. Njeriu që si model të meritës dhe preferencës ka të inkriminuarit, u flet për model pedagogëve e rektorëve të universiteteve”.
Me tej, në deklaratën e PD-së thuhet se “Modeli i Ramës është mashtrimi, ndaj ishte në siklet para pedagogëve, ndaj nuk i kupton dhe i përçmon kërkesat dhe sugjerimet e tyre. Prandaj nuk i kupton dot maturantët e shkëlqyer që kërkojnë të marrin atë që duan dhe jo atë që kërkon tu japë qeveria”.



