
Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore mbetet një atraksion turistik i preferuar i turistëve të huaj dhe vendas.
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rubrikën “100 ditë, 100 arritje”, se sa struktura akomoduese për vizitorë ka sot më shumë se në 2013-ën:1200 apo 2190″.
Kryeministri Rama thekson se, “2190 struktura akomoduese për vizitorë ka sot më shumë se në 2013. Gjatë 8 viteve të fundit kemi trefishuar strukturat akomoduese për vizitorë e turistë në 3264 të tilla nga vetëm 1074 që ishin në vitin 2013”.




