Bushati në ministerialin e OSBE-së: Shqipëria, rol për një Europë më të sigurt

Bushati në ministerialin e OSBE-së: Shqipëria, rol për një Europë më të sigurt

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Ministerialin e OSBE-së, i cili i zhvilloi punimet më 11 korrik 2017 në Mauerbach të Austrisë, vend i cili mban Kryesinë e Radhës të OSBE-së.

Ministeriali ishte një mundësi për të vlerësuar situatën aktuale të sigurisë në Europë, si dhe për të rivlerësuar rolin e OSBE-së, një organizatë që po vuan më shumë së çdo institucion tjetër pasojat e mungesës së besimit midis vendeve anëtare. Prej disa muajsh OSBE nuk arrin të marrë vendime të rëndësishme për sa i përket posteve të saj drejtuese. Ministri Bushati nënvizoi faktin se paparashikueshmëria që cënon aktualisht sigurinë ne Europë ka filluar të dëmtojë edhe kulturën e bashkëpunimit që qëndron në themel të OSBE-së.

Ndaj duhet të jemi të vetëdijshëm se “dialogu është një mënyrë për të rritur kuptimin tonë të situatës së sigurisë, por nuk ka për qëllim të çojë në rishkrimin e rregullave tona dhe as të na çojë në konsultime të pafundme në kërkim të konsensusit”, u shpreh Bushati. Në debatin e dedikuar për “Parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çojnë në terrorizëm”, Ministri Bushati vuri gjithashtu në dukje kontributin që Shqipëria jep në përballimin e ketyre fenomeneve, për të pasur një Europë më të sigurt, më të paqtë dhe më të integruar.

“Bashkëpunimi në fushën e sigurisë nuk duhet të merret si i mirëqenë. Ai bazohet në rregulla, parime dhe angazhime. Duke mos i zbatuar këto dëmtohet efektiviteti i OSBE-së.” nënvizoi Bushati. Nga ministeriali i OSBE-së, Ministri Bushati do të udhëtojë drejt Triestes ku do të mbahet Samiti i 4-ët i Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy