Meta: Të merren masa emergjente për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese (VIDEO)

Meta: Të merren masa emergjente për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese (VIDEO)

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një shkresë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), ku kërkon marrjen e masave emergjente për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Kreu i Shtetit shprehet se ka problematika, anomali dhe vonesa të pajustifukuara në këtë proces.

Qëndrim i Presidentit Meta mbi vonesat dhe problematikat në ripërtëritjen dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë

16 shtator 2020

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta përmes shkresës nr.3115 prot, datë 15 shtator 2020, ka përcjellë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kuvendit të Shqipërisë dhe Avokatit të Popullit, qëndrimin zyrtar “Mbi vonesat dhe problematikat në ripërtëritjen dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë”.

Në këtë letër Presidenti Meta ka evindentuar problematikat, anomalitë dhe vonesat e pajustifikuara, duke kërkuar njëkohësisht zbatimin e Kushtetutës dhe të Ligjit, si dhe marrjen e masave emergjente për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Në respekt të parimit të transparencës që ka shoqëruar gjithmonë veprimtarinë e Kreut të Shtetit, ky qëndrim publikohet në faqen zyrtare të Institucionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy