Gazetarja e MCN TV, Anduena Llabani, e përshkroi shumë të qetë procesin e votimit dhe numërimit në Elbasan. Në studion e lajmeve, Llabani tha se situata në Elbasan përgjatë ditës së votimit kaloi çdo pritshmëri pozitive.
“Atmosfera në Elbasan na ka ‘shokuar’ përsa i përket qetësisë dhe ecurisë pozitive. Ka qenë situatë shumë e qetë që nuk e prisnim të tillë. Ka mbizotëruar qetësia. Fakti që kreu i shtetit dhe amabsadorja amerikane ishin aty gjatë ditës na dha të kuptojmë rëndësinë e këtij qarku”.
Megjithatë, duke iu referuar PD-së në Elbasan, atje ka pasur përpjekje për blerje të votës dhe intimidim të votuesve edhe gjatë ditës së votimit.
“Luciano Boçi na vuri në dispozicion filmime të personave që merrnin kartat e identitetit. Duhet parë nëse është vënë në lëvizje prokuroria në lidhje me këtë”, tha ajo.



