Sejamini: Pushtetin në Bashkinë Tiranë e kontrollojnë ndërtuesit dhe krimi i organizuar përmes ndërtimit

Sejamini: Pushtetin në Bashkinë Tiranë e kontrollojnë ndërtuesit dhe krimi i organizuar përmes ndërtimit

Gazatari Neritan Sejamini tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se Bashkisë së Tiranës nuk i duhet thjesht administrimi por t’i jep një zgjidhje problemit politik.

Duke vijuar fjalën e tij, Sejamini theksoi se bashkinë Tiranë e kontrollojnë ndërtuesit dhe krimi i organizuar përmes ndërtimit.

PD ka 40-60 mijë anëtarë, 40 mijë kanë votuar në zgjedhjet e brendshme, për PD votojnë 600-650 mijë dhe pastaj ke ata që duhet për të fituar. Në Tiranë në zgjedhjet e shkuara PS ka marrë e vetme 183 mijë voto, e gjithë opozita ka marrë 159 mijë vota. Do duhet të marrësh 20-30 mijë ata që s’kanë votuar për PD.  Në Tiranë, në 20 mijë votat e anëtarëve të PD-së do të marrë secili nga kandidatët e primareve, por përveç 160 mijë votave të opozitës duhet të marrësh edhe 30 mijë vota që nuk kanë votuar për PD-në në zgjedhjet e shkuara. Pra ne duam një kandidat që flet me këta 30 mijë njerëz që nuk shqetësohen fare se çfarë ndodh në PD. Pra duhet një frymë, një vizion që ju flet këtyre njerëzve se kjo është gara, nuk është për të rrahur Erion Veliajn, se kush do t’ia fusë batutën më të mirë.

Është e padiskutueshme që kryetari i Bashkisë së Tiranës është person politik. Është buxheti i dytë më i madh, Është më i rëndësishëm se një ministër. Bashkisë nuk i duhet thjesht administrimi duhet të zgjidhet problemi politik. Problemet thelbësore nuk janë prishja e hapësirave të gjelbra, kjo është pasojë shkaku është që pushtetin në bashkinë tiranë e kontrollojnë ndërtuesit, krimi organizuar përmes ndërtimit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy