Gent Cakaj nis punën si kryediplomat, takim me ministrat e Jashtëm të Evropës

Gent Cakaj nis punën si kryediplomat, takim me ministrat e Jashtëm të Evropës

Në vizitën e parë pas delegimit të kompetencave për ushtrimin e detyrës së Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate, i cili u zhvillua në Bukuresht më 31 janar – 1 shkurt, në kuadër të presidencës rumune të Këshillit të Ministrave të BE-së.

Diskutimet u përqendruan në çështjet kryesore të axhendës evropiane dhe ndërkombëtare, sfidat e përbashkëta dhe bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Ministri në detyrë Cakaj, pasi vlerësoi mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë, vuri në dukje përpjekjet dhe arritjet e deritanishme në këtë proces, duke shprehur angazhimin e vendosur për forcimin e tyre, si edhe pritshmëritë tona që bisedimet e anëtarësimit të jenë njohje e arritjeve dhe mekanizëm për orientimin e tyre të ardhshëm.

Ai evidentoi gjithashtu rolin proaktiv e konstruktiv të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, duke shtuar se në aspektin global, vendi ynë dëshmon me vendosmëri orientimin e tij strategjik euroatlantik dhe linjëzim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy