Halilaj reagon pas fitores së bashkisë: Kukësi vendosi të jetë pro zhvillimit

Halilaj reagon pas fitores së bashkisë: Kukësi vendosi të jetë pro zhvillimit

Kandidati socialist Albert Halilaj ka reaguar pas fitores së thellë në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit. 

Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se Kukësi vendosi të jetë pro zhvillimit dhe pro ndryshimit.

Ende nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve kur Kukësi foli, qytetarët e Kukësit folën e Kukësi vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit.
Gjatë ditëve të fushatës u shprehëm e folëm për projektet, diskutuam me të gjithë se si të bëhej Kukësi më i mirë, qytetarët e Kukësit na besuan dhe ky besim i madh është një detyrim i jashtëzakonshëm. 
Detyra ime fillon këtu, për ta kthyer në punë besimin e tyre, që ditën e parë të fillimit të punës për bashkinë. 
Do të doja të thoja edhe diçka tjetër: besimi juaj, në fakt, është një obligim i yni për të punuar për secilin qytetar të Kukësit e për t'i shërbyer me përulësi çdokujt që na ka votuar ose jo. Ne do të jemi në shërbim të çdo kuksiani me më të mirën tonë. Jemi përpara një sfide të jashtëzakonshme, për ta bërë atë që kemi premtuar
”, shkruan Halilaj.

I jam mirënjohës çdo kuksiani që kam takuar e biseduar, çdo kujt që ka ecur në krah me mu, çdo kujt që ka punuar për fitoren, çdo strukture socialiste, çdo miku e shoku, pa harruar familjarët e mi. Mirënjohje të veçantë për kryeministrin Rama. Projektet tona për Kukësin do të bëhen realitet. Ky është objektivi ynë. 
Faleminderit të gjithë votuesve, numëruesve, komisionerëve, punonjësve të policisë, gazetarëve, të gjithëve ju që na ndihmuat të kishim këtë fushatë të shkëlqyeshme e këtë fitore të rëndësishme për familjen tonë të madhe me emrin Kukësi! 
Faleminderit nga zemra Kukësi
”, shton ai.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy