Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi deklaroi se Shqipëria është në gjendje emergjence dhe PD po i përgjigjet kërkesave të shoqërisë shqiptare.
Duke folur për “MCN Live” lidhur me zgjedhjen e kupolës drejtuese të PD, Kedhi shtoi se partia kaloi në një proces ripërtëritje, duke reflektuar kërkesat e qytetarëve.
Partia Demokratike kaloi në një proces ripërtëritje, që reflektonte kërkesat e qytetarëve dhe protestuesve.
Është një proces që reflekton kërkesat e shoqërisë shqiptare, se emëruesi i përbashkët që kemi është largimi i kësaj qeverie.
Të gjithë duhet të punojmë për tu forcuar, për ta detyruar këtë qeveri anti-shqiptare të largohet. Një nga mënyrat është procesi i ripërtëritjes së Partisë Demokratike.
Tre nënkryetarët e zgjedhur janë të rinj, janë për herë të parë, edhe në Kryesi dhe Këshillin Kombëtar të PD, pjesa dërrmuese janë të zgjedhur rishtaz.
Shqipëria është në gjendje emergjence dhe PD, po i përgjigjet kërkesave të shoqërisë shqiptare.
Kërkesat e shoqërisë për ripërtëritje, i bashkojmë me lidhjen e brezave dhe po bëjmë ç’është e mundur në mënyrë që të bashkohemi me sa më shumë elemente që t’i bëjmë ballë këtij regjimi. PD është pronë e demokratëve.



