U shoqërua me debate ndërkombëtare/ Pezullohet restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës

U shoqërua me debate ndërkombëtare/ Pezullohet restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës

Bashkimi Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë pezulluan projektin  për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, figurë kjo e lidhur me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 Vendimi pasoi reagime të ashpra pro dhe kundër në opinionin publik, e veçanërisht kritikat e Ambasadës gjermane në Prishtinë si dhe raportueses për Kosovën në Parlamentin evropian, Viola von Cramon.

  UNDP dhe Bashkimi Evropian shprehin keqardhje për çdo ofendim të paqëllimshëm të shkaktuar me rastin e njoftimit për fillimin e punimeve duke lënë jashtë sfondin historik të Xhafer Devës. UNDP dhe Bashkimi Evropian dënon fuqishëm antisemitizmin, ksenofobinë si dhe manifestimet e shumta të tij, duke përfshirë rritjen e intolerancës dhe urrejtjen ndaj pakicave etnike dhe komuniteteve të cënueshme”.

Gjermania ka shprehur poashtu shqetësimin e saj në lidhje me përdorimin e figurave që kanë pasur lidhje me nazizmin.

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde e ka cilësuar Xhafer Devën si “bashkëpunëtor të ngushtë të nazistëve”.

 Sipas Ministrisë kosovare të Kulturës Rinisë dhe Sportit, objekti ka stil modern perëndimor-evropian dhe është i pari i këtij lloji në Mitrovicë. Ndërtesa është në listën e përkohshme të monumenteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

 Ministri i Kulturës, Hajrullah Ceku, duke e mbrojtur idenë e restaurimit të objektit shprehet se “Restaurimi i monumenteve bëhet për t’i shërbyer komunitetit, jo për revizionizëm historik apo rehabilitim figurash”.

 Në vitin 1944, Xhafer Deva u emërua ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Shqipërisë, e cila u formua me mbështetje të nazistëve. Shtëpia e tij është ndërtuar në vitin 1930 nga arkitektë dhe punëtorë austriakë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy