
Partia e Lirisë ka zhvilluar tryezën për pensionistët dhe personat në nevojë. Kreu i PL Ilir Meta gjatë fjalës së tij ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me marrëveshjen me Italinë për pensionet, duke e vlerësuar, por ka theksuar se qeveria vepron me standarde të dyfishta, pasi njeh kontributet nën 15 vjet në rastin e marrëveshjeve me shtetet e tjera, por padrejtësisht përjashton nga skema e përfitimit të pensioneve të qytetarëve që kanë kontribuar brenda vendit.
Për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie Partia e Lirisë do të propozojë një iniciativë ligjore për ndryshimin e skemës së sigurimeve shoqërore për t’u mundësuar të gjithë atyre personave të cilët nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm të pleqërisë, pavarësisht se kanë më pak se 15 vite gjithsej pune sipas kontributit te tyre.
Fjala e kryetarit të PL, zotit Ilir Meta:
Kategoria sociale e shoqërisë më e diskriminuar mbeten pensionistet te te gjitha kategorive te cilet mbasi kane kontribuar me disa dekada përballohen me një mase te ulet te pensionit dhe nje kosto te larte te jeteses.
Pensionistet dhe grupet ne nevoje jane varferuar me shume si per shkak te mos rritjes te duhur te pensioneve dhe perfitimeve sociale, te rritjes se cmimeve, dhe kujdesit te munguar shendetesor
1. Rritja e diferencuar e pensioneve po te krahasojmë periudhën 2002-2013 dhe 2013-2023
Ndermjet dy periudhave rritja e pensioneve eshte shume here me e larte ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023. Po te krahasojmë dy periudhat e rritjes se pensioneve, tregohet se :
-Pensionet e pleqërisë ne zonat urbane janë rritur 3.6 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023
-Pensionet e pleqërisë ne zonat rurale janë rritur 6.4 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023
-Pensionet e invaliditetit ne zonat urbane janë rritur 1.5 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023
-Pensionet e invaliditetit ne zonat rurale janë rritur 5.1 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023
-Pensionet familiare ne zonat urbane janë rritur 2.3 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023
-Pensionet familiare ne zonat rurale janë rritur 3 here ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023 ne te cilne janë ulur rreth -23%.
Rritja e pensioneve ne periudhën 2005-2013
-Pensionet e pleqërisë për pensionistet ne qytet ne tete vite janë rritur mesatarisht ne 9.3 % ne vit.
-Pensionet e invaliditetit ne qytet ne tete vite janë rritur mesatarisht ne 6.3% ne vit.
-Pensionet familjare ne qytet ne tete vite u rriten mesatarisht ne 6.7% ne vit.
-Pensionet e pleqërisë per pensionistet ne fshat ne tete vite janë rritur mesatarisht ne 23.1% ne vit.
-Pensionet e invaliditetit ne fshat ne tete vite janë rritur mesatarisht ne 27.4% ne vit.
-Pensionet familjare ne fshat ne tete vite u rriten mesatarisht ne 24.3% ne vit
Rritja e pensioneve ne periudhën 2013-2023
-Pensionet e pleqërisë për pensionistet ne qytet ne dhjete vite janë rritur mesatarisht ne 2.6 % ne vit.
-Pensionet e invaliditetit ne qytet ne dhjete vite janë rritur mesatarisht ne 4.2% ne vit.
-Pensionet familjare ne qytet ne dhjete vite u rriten mesatarisht ne 2.9% ne vit.
-Pensionet e pleqërisë për pensionistet ne fshat ne dhjete vite janë rritur mesatarisht ne 3.6% ne vit.
-Pensionet e invaliditetit ne fshat ne dhjete vite janë rritur mesatarisht ne 5.4% ne vit.
-Pensionet familjare ne fshat ne dhjete vite u zvogëluan mesatarisht ne -2.3% ne vit.
2. Çfarë ka mbuluar rritja e pensioneve ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023
Nga te dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar sepse INSTAT ka bllokuar informacionin statistikor kemi krahasuar rritjet e pensioneve e pleqërisë ne zonat urbane dhe ne zonat rurale ne dy periudhat ne raport me rritjen e çmimeve dhe rritjen ekonomike nga mund te gjykojmë me fakte te plota mungesën e përgjegjësisë dhe kujdesit te Qeverise aktuale
Ne periudhën 2005- 2013 inflacioni ne tete vite rezulton te jete 20% dhe rritja reale ekonomike ne 40%.
1. Ne kete periudhe rritja e pensioneve te pleqërisë ne zonat urbane ne tete vite eshte 74%, rritje qe ka mbuluar rritjen e çmimeve dhe njëkohësisht ka perfshire rritjen reale ekonomike. Po ne kete periudhe rritja e pensioneve te pleqërisë ne zonat rurale eshte 184% duke tejkaluar se bashku indeksin mesatar te çmimeve, përfshi dhe indeksin e cmimeve të konsumit të mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, po ashtu dhe rritjen reale ekonomike.
2. Ne periudhën 2013-2023 inflacioni ne dhjete vite rezulton ne jete 30% dhe rritja reale ekonomike ne 35.5%. Ne kete periudhe rritja e pensioneve ne qytet eshte vetëm 25.6%,, ndersa pensionet e pleqërisë te fshatit jane rritur ne kete periudhe 36%. Keto rritje nuk kane mbuluar indeksin e cmimeve të konsumit të mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, po ashtu dhe përftimin nga rritja reale ekonomike.
3. Sa duhet te ishte rritja e pensioneve te pleqërisë nga rritja e çmimeve si dhe përfitimi nga rritja reale e ekonomisë
Ka disa vite qe spiralja e çmimeve nuk ndalet. Ne veçanti ne vitet e fundit çmimet e artikujve ushqimore ne vazhdimësi po tregojnë nje rritje dy shifrore.
Ne periudhën 2013-2023 rritja e çmimeve te artikujve ushqimore dhe pije eshte 59.1%. Pesha e shpenzimeve per ushqime ne te ardhurat e tyre eshte 59%.
Për këtë periudhe indeksimi i masës se pensionit te pleqërisë do te duhej te ishte rreth 40% për te mbuluar rritjen e çmimeve përfshi te atyre ushqimore. Kur ndërkohë indeksimi i pensioneve ne qytet eshte vetëm 25.6% dhe ne zonat rurale është 36%.
Qeveria do te duhet te konsideronte ne rritjen e pensionit gjithashtu dhe rritjen ekonomike ne periudhën 2013–2023 ne masën 35.5%. Ne total indeksimi dhe rritja reale e pensioneve do te duhej te ishte ne 75.5% ne fund te vitit 2023 krahasuar me fund vitin 2013. Kjo do te thotë qe pensioni i pleqërisë ne fund te vitit 2023:
-Ne zonat urbane pensioni mesatar i pleqërisë do te duhej te ishte ne nivelin 26332 leke ne muaj kur nderkohe eshte 18842 leke.
-Ndersa ne zonat rurale pensioni i pleqërisë do te duhej te ishte ne nivelin 14477 leke ne muaj kur nderkohe eshte 11239 leke ne muaj.
Qeveria i ka borxh sejcilit pensionist ne zonat urbane mesatarisht ne cdo muaj 7489 leke dhe ne zonat rurale ne 3238 leke per shkak te mos indeksimit te plote mbi bazën e inflacionit te artikujve ushqimore dhe rritjes se munguar te pensionit nga rritja ekonomike.
4. Pensionistet jetojnë ne kushtet e varfërisë absolute
Sipas velresimit te Bankes Boterore nje person me te ardhura ne 6.85$ ne dite konsiderohet ne kushtet e varfërisë absolute. Nje mase e madhe pensionistesh ne zonat urbane dhe rurale jetojnë ne kushtet e varfërisë.
-Nje pension mesatar mujor pleqërisë ne zonat urbane ne masën 18842 leke ne muaj eshte i barabarte me 6.38 $ ne dite, dhe ne zonat rurale ne masën 11239 leke ne muaj eshte i barabarte me 3.8$ ne dite
-Nje pension mesatar mujor i invaliditetit ne zonat urbane ne masën 17130 leke ne muaj eshte i barabarte me 5.86 $ ne dite, dhe ne zonat rurale ne masën 8992 leke ne muaj eshte i barabarte me 3.04 $ ne dite.



