
Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim tha se SHBA do të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër sulmeve kibernetike, ku do të akordohen 50 milionë dollarë në këtë drejtim.
Ajo paralajmëroi se sulmet kibernetike nga aktorë keqdashës si Irani nuk do të zhduken.
Ne duhet të pranojmë se sulme kibernetike nga aktorë keqdashës si Irani dhe të tjerë, do vazhdojnë të jenë një kërcënim i vazhdueshëm, ato nuk do të zhduken, sepse nuk ka një plumb magjik për ta zgjidhur këtë problem.
Do të jenë 50 milionë dollarë për mbrojtjen kibernetike. Jemi të përkushtuar që ta bëjmë Shqipërinë të aftë të mbrojë veten, Hapat që SHBA dhe Shqipëria ka bërë janë domethënëse dhe do të vazhdojnë. Ne duhet të pranojmë se sulmet kibernetike do të jenë një kërcënim i vazhdueshëm”



