Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, kritikoi ashpër buxhetin e parashikuar për shëndetësinë. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Spahia tha se pjesa më e madhe e buxhetit të shëndetësisë shkon për katër koncesionet e këtij sektori.
“37 milionë euro për të mbajtur në këmbë korrupsionin me koncesione. Dy-tre njerëz që i shërbejnë pushtetit të Edi Ramës. Me aq para mund të ishin bërë investime me vlerë për shqiptarët”, tha Spahia.
Ish-deputeti demokrat tha se me ardhjen në pushtet, PD-ja do të anulojë koncesionet në sistemin shëndetësor dhe do t’i përdorë paratë për të frenuar ikjen e mjekëve dhe infermierëve nga vendi.
“Qeveria e PD-së ka një plan për ta nxjerrë nga kolapsi shëndetësinë. Do të anulojmë koncesionet. Paratë do t’i përdorim për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve. 1200 euro për mjekët, 700 euro për infermierët”, tha ai.



