Primaret/ Skënder Gjuci merr fitoren në Mat. Nis numërimi në Fier, Mirditë dhe Dibër

Primaret/ Skënder Gjuci merr fitoren në Mat. Nis numërimi në Fier, Mirditë dhe Dibër

Numërimi i votave për 2 kandidatët e primareve në Bashkinë Mat ka përfunduar. Fitues është Skënder Gjuci me 478 vota ndërsa 190 vota i mori Bukurosh Ballabani dhe 8 rezultuan të pavlefshme.

Ndërsa dy kandidatët garues për Bashkinë Fier, Artur Mahmutaj dhe Evdar Kodheli dolën ne balotazh në zgjedhjet e 4 Dhjetorit, teksa gjate ditës së sotme në prononcimet mediatike janë shprehur se do të pranojnë rezultatin.

Në Dibër kanë votuar 1140 nga 1600 anëtarë për Besnik Alkun dhe Ismail Ukën. Procesi i votimit është mbyllur edhe në Mat. Kanë votuar 676 anëtarë dhe simpatizantë të PD. Në garë janë Bukurosh Ballabani dhe Skënder Gjuci.

Në bashkinë Mirditë votuan 880 persona nga 1800 anëtarë përfshirë edhe simpatizantë që kishin te drejte vote. Në garë janë Albert Melyshi dhe Aleksander Lala.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy