Zgjedhjet e 11 Majit/ Celibashi takon Prodën: Angazhim për një proces zgjedhor të sigurt me standardet demokratike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Celibashi takon Prodën: Angazhim për një proces zgjedhor të sigurt me standardet demokratike

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas njoftimit të KQZ-së, diskutimet u përqendruan në koordinimin ndërinstitucional dhe detyrimet ligjore të Policisë së Shtetit për të garantuar një proces zgjedhor të sigurt, të qetë dhe në përputhje me standardet demokratike. 

Në veçanti, u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes KQZ-së, Policisë së Shtetit, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, në kuadër të Protokollit të Koordinimit për periudhën zgjedhore.

Ky bashkëpunim sipas KQZ-së “synon parandalimin dhe adresimin e çdo shkeljeje që mund të cenojë integritetin e procesit zgjedhor”.

KQZ gjatë takimit, diskutoi në detaje mbi zbatimin e masave të sigurisë në të gjitha fazat e procesit zgjedhor; parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore, në përputhje me ligjin; sigurimin e qendrave të votimit dhe të numërimit të votave, duke garantuar një mjedis të qetë për zgjedhësit dhe administratën zgjedhore; trajnimin e strukturave policore mbi detyrimet e tyre në kontekstin zgjedhor, me qëllim respektimin maksimal të ligjit dhe paanshmërisë”.

Gjatë takimit, Proda u shpreh: “Policia e Shtetit do të zbatojë me përpikmëri detyrimet e saj ligjore dhe do të ndjekë çdo rast të denoncimit të krimeve zgjedhore, duke bashkëpunuar ngushtë me KQZ-në dhe me institucionet e tjera. Askush nuk mund të cenojë procesin zgjedhor, pa u përballur me pasojat ligjore”.

Gjithashtu, Proda konfirmoi se strukturat policore janë të përgatitura për të përmbushur detyrimet e tyre, me profesionalizëm dhe neutralitet të plotë. Ai theksoi se Policia do të jetë aktive, jo vetëm në sigurimin fizik të procesit zgjedhor, por dhe në identifikimin dhe adresimin e çdo shkeljeje të ligjit zgjedhor, në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

KQZ theksoi se “angazhimi i institucioneve përgjegjëse për mbarëvajtjen e zgjedhjeve mbetet thelbësor për të garantuar një proces të drejtë dhe të besueshëm për të gjithë qytetarët”.

“KQZ do të vijojë bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Shtetit dhe organet e drejtësisë për të siguruar që çdo qytetar të ushtrojë të drejtën e tij për të votuar në një mjedis të sigurt dhe demokratik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy