Incidenti me Alibeaj në Parlament/ Berisha: Kemi të bëjmë me njeri që keqpërdoret në mënyrë mjerane

Incidenti me Alibeaj në Parlament/ Berisha: Kemi të bëjmë me njeri që keqpërdoret në mënyrë mjerane

Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,  komentoi edhe ngjarjen në Parlament, duke deklaruar se u përpoq të merrte fjalën dhe se deputeti Enkelejd Alibeaj shërbeu "si vegël e Ramës", ngjarje të cilën ai e quajti të përsëritur disa herë.

Ai nuk është një problem midis meje dhe Alibeajt. Është një problem midis meje dhe Edi Ramës. Edi Rama foli sa deshi dhe lakoi emrin tim 30-40 herë. Në ligjin e parlamentit, nëqoftëse deputeti gjatë diskutimit, përflet një deputet tjetër, fill pas tij i jepet fjala 2 minuta.

Çfarë mekanizmi kanë krijuar? Të tupshëm, të një keqpërdorimi ekstrem të Enkelejd Alibeajt. Para një muaji ndodhi e njëjta skenë. Ngrihet Taulant Balla nga vendi dhe i thoti Lindita Nikollës, nuk do ti japësh fjalën Berishës por Enkelejdit. Ajo ishte një komandë shumë e turpshme, nuk e kisha parë në 30 vite. Sot e njëjta skenë. Foli Rama sa foli. Deklaroi çdo gjë kundër meje. Kisha shtypur butonin për reagimin. Isha përgojuar nga Rama disa herë. Unë u ngrita të merrja fjalën.

E nxorën atë me vrap në platformë. Ishte akt aq i shpëlarë. Kërcen Taulant Balla, kur unë do të merrja fjalën. Proteston dhe kërkon 5 minuta pushim, vetëm të mos lejohesha unë të përgjigjesha. U detyrova të dal tek mediat jashtë.
Kemi të bëjmë me njeri që keqpërdoret në mënyrë mjerane. Të behsh vegël për ti mohuar të drejtën e fjalës një deputeti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy