
Asnjë nga tre kandidatët e Vetëvendosjes nuk kanë arritur që të marrin mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit.
Partia që ka shumicën qeverisëse në Kosovë kandidoi për herë të parë në Shqipëri me kandidatë në tre qarqe të ndryshme të vendit.
Sipas rezultatit të deritanishëm, Boiken Abazi i cili kandidonte në qarkun e Tiranës ka arritur të marrë 2993 vota nga kutitë e numëruara deri më tani.
Iljaz Shehu në qarkun e Lezhës ka marrë 400 vota, ndërsa Kreshnik Merxhani në Gjirokastër ka marrë 148 vota.
Tre kandidatët kanë denoncuar gjatë këtyre ditëve shkeljet që janë bërë gjatë numërimit të votave, duke i nxjerrë të pavlefshme votat e tyre nga numëruesit.



