Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë

Kosova i është bashkuar sanksioneve të reja të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Në prill Këshilli i Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara prezantuan sanksionet e reja kundër Rusisë.

Qeveria miratoi sanksionet e koordinuara me BE-në e SHBA-në.

Sipas mediave në Kosovë, në mbledhjen e sotme të qeverisë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi njoftoi se sanksionet kanë të bëjnë me ngrirjen e aseteve në Kosovë të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim të qasjes dhe operimit në treg, ndalim të udhëtimit dhe fondeve.

Me sanksionet e reja, Kosova po ashtu ndalon çdo ndërmarrje të transportit rrugor rus apo bjellorus, me disa përjashtime. Kosova po ashtu ka ndaluar importin e qymyrit nga Rusia apo nga shtete që e blejnë nga Rusia.

Kosova po ashtu vendosi masa kufizuese të ngjashme kundër grupit “Wagner”, një entitet ushtarak privat me bazë në Rusi.

Aktivitetet e këtij entiteti janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Bislimi para miratimit.

Paraprakisht, Ekzekutivi miratoi një projektligj për ta mundësuar zbatimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy