Opozita frymëzohet nga Matteo Salvini, Vasili e sheh si modelin e BE-së

Opozita frymëzohet nga Matteo Salvini, Vasili e sheh si modelin e BE-së

Opozita duket e frymëzuar nga politika që po ndjek ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, në vendin e tij. Në një postim në “Tuiter” ditën e djeshme, kreu i PD-së, Lulzim Basha, e quajti këtë një erë ndryshimi në luftën kundër krimit.

“Mirësevjen Era e Ndryshimit @matteosalvini, së shpejti edhe në anën tjetër të Adriatikut.  Mafia shqiptare dhe narkoshteti i Ramës duhet të ndiejnë presionin e Italisë, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve të fshehta dhe mbulimit të të vërtetave të deridjeshme…”, shkroi Basha.

Të njëjtën linjë ka ndjekur sot edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Në një postim në profilin e tij, Vasili shprehet se Salvini i ka shpallur luftë mafias, ndërsa akuzon kryeministrin Rama se po bën të kundërtën.

“Ndërsa Salvini është në vijën e parë të luftës kundër të gjitha llojeve të mafieve, Rama ka për menu të pushtetit vetëm mafiet e çdo lloji. Eh sikur të ish Salvini kryeministër dhe jo Rama……Nga Drogështet do të ishim tamam BE-shtet”, shprehet Vasili.

Matteo Salvini, i cili shpesh nga mediat e botës portretizohet si ministri që sillet si kryeministër, njihet për qëndrimet e tij të ashpra ndaj politikave të BE-së. Një fakt ky që siç duket Vasili e ka harruar, pavarësisht se në themel të partisë që përfaqëson qëndron aspirata për integrimin e Shqipërisë në BE.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy