Haklaj: 8 janari i orkestruar, përpjekje kakofonike e Berishës për grusht shteti

Haklaj: 8 janari i orkestruar, përpjekje kakofonike e Berishës për grusht shteti

Ish-deputeti Azgan Haklaj thotë se nuk bën pjesë në grupe demokratësh por në Partinë Demokratike zyrtare, të drejtuar nga Lulzim Basha

Ndërsa për grupin tjetër të drejtuar nga Sali Berisha, tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se ka uzurpuar zyrat e PD, ndërkohë që demokratët presin vendimin e Gjykatës së Apelit më 3 nëntor.

Ai u ndal tek skenat e 8 janarit në selinë blu, për të cilat tha se janë parë vetëm në Kostandinopojë me sfurqe vare, për të sulmuar PD, një dhunë sipas tij e orkestruar nga ish-Kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka.

Ishte përpjekje për grusht shteti i dështuar, duke tentuar të merrej opozita. Kam qenë gjatë gjithë kohës brenda PD, ka pasur barrikadë njerëzore, ka pasur burra madje edhe gra shtatzënë.

Pas dështimit të turpshëm përdorën marifetin numër 2 me formularë të falsifikuar dhe vula të falsifikuar uzurpuan PD.

Na quajtën mercenarë të Ramës, pse e shtrinë dorën e pajtimit? Se kanë bërë një Kuvend miting me letra false.

Pas tij më 18 dhjetor pati një Kuvend tjetër, Berisha nuk njihte asnjë të zgjedhur, as Bashën, as Bardhin, njihte vetëm Paklokën. Paloka i cili deklaroi se ka vjedhur vota për Lulzim Bashën por sot e ka mandatuar për të negociuar me PD zyrtare.

Policia ka ndërhyrë në një moment dhe ka parandaluar një kasaphanë të vërtetë njerëzore. Trafikimi i demokratëve në mënyrë të dhunshme, u bashkua më 6 mars me Partinë e Lirisë.

Ka qenë përpjekje kakofonike siç ka bërë gjithmonë Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy