Avokati Anton Kosteri, shpreh shqetësim lidhur me synimin e ngritjes së komisionit antikorrupsion, dhe paralajmërimet për ndryshimet ligjore dhe kushtetuese për punën e drejtësisë, duke kërkuar ndryshimin e 140 neneve.
Duke folur për “MCN Informacion” ai deklaroi se ka mjaft dyshime se cili është misioni i këtij komisioni.
Ajo që më shqetëson është fakti se çfarë synohet me të vërtetë me ngritjen e këtij komisioni antikorrupsion.
Pavarësisht se në vitin 2016 kemi miratuar një reformë dhe korpus ligjesh, pjesë e reformës në drejtësi, është e pashmangshme që gjatë implementimit të këtyre reformave dhe gjatë zbatimit në praktikë të lindin problematika të ndryshme dhe të kërkohet riparimi.
Ka mjaft dyshime se cili është misioni i këtij komisioni.



