Publikohet letra që i dërgoi ambasadori Lu, Milena Haritos

Publikohet letra që i dërgoi ambasadori Lu, Milena Haritos

Ministrja e Shtetit, Milena Harito ka marrë  një letër falënderimi nga ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, në të cilën bëhen vlerësime të larta për punën e kryer në drejtim të Inovacionit dhe Administratës Publike në vend, por edhe në kuadër të forcimit të bashkëpunimit Shqipëri – SHBA.

“Dëshiroj t’ju përgëzoj për katër vjet shërbim shembullor si Ministër i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike. Nën drejtimin tuaj, ne së bashku kemi punuar për të rritur përpjekjet e qeverisë për forcimin e sigurisë kibernetike, për të përmirësuar infrastrukturën IT të qeverisë, për të mbështetur zhvillimin e Protik dhe për të nxitur zbatimin e plotë të ligjit për administratën publike”, shkruhet në letrën dërguar ministres Harito.

Ambasadori amerikan ka theksuar se vlerëson atë që ministrja Harito ka “bërë për inovacionin në Shqipëri, por edhe për forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA”.

Ministrja Harito gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama ka drejtuar sektorët e Inovacionit dhe Administratës Publike.

Gjatë këtyre katër viteve në sektorin e Inovacionit nga qeveria janë investuar më shumë se 100 milionë euro. Ndërkohë që reforma në Administratën Publike është vlerësuar në dy Progres Raporte të BE-së si prioriteti me ecurinë më të qëndrueshme ndër 5 prioritetet e integrimit të vendit në BE.

letra

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy