
Analisti Enton Abilekaj u shpreh në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se Rama nuk e tha asnjëherë arsyen pse e shkarkoi Arben Ahmetajn nga posti i zv.kryeministrit.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Abilekaj tha se fakti që opozita e kalon me një fjali çështjen e Ahmetaj e bën të dyshojë se ish-zv. kryeministri e ka blerë heshtjen e tyre duke i dhënë dosjen e inceneratorëve.
Shkarkimi i Ahmetajt ishte një rrufe në qiell të pastër. Kryeministri në ditën që u zgjodh presidenti bëri një mbledhje qeverie dhe shkarkoi zv.kryeministrin. As njoftim, as dorëheqje. Koka dha dorëheqjen si deputet. Ishte gjë pa shpjegim. Nuk na tha asnjëherë pse e hoqi. Dukej që ishte ndarje për shkak të një problemi që mesa duket paska qenë i lidhur me inceneratorët. Ngjarja, paska qenë armiqësi që ka të përfshirë dhe inceneratorët. Qenka një armiqësi. Ata njerëz që ideuan dhe e sollën këtë rezultat tani janë bërë armiq. Pse? Duhet hetuar.
Fakti që opozita e hesht ose e kalon me një fjali çështjen "Ahmetaj" dyshoj se e ka blerë heshtjen e opozitës duke i dhënë dosjen e inceneratorëve. Mund të mos jetë vërtetë. Derisa i ka dhënë dosjen dhe është shkarkuar kjo është indicia për drejtësinë. Drejtësia kështu shkon tek autori.



