
Kryedemokrati Lulzim Basha ka caktuar drejtuesit politikë të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës.
Pas publikimit të emrave të tetë drejtuesve të PD, që do të drejtojnë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë, ishte edhe ish-deputeti Flamur Noka, që do të drejtojë fushatën në Kamëz, Paskuqan, Vorë.
Më parë, Flamur Noka ka qenë drejtues politik në Qarkun e Kukësit, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit mësohet se fushatën elektorale në këtë qark do ta drejtojë demokrati Flamur Hoxha.
Ky i fundit ka qenë kandidat për deputet i PD edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.



