Sejamini: PD-së së Berishës nuk po i lejojnë pjesëmarrjen në zgjedhje

Sejamini: PD-së së Berishës nuk po i lejojnë pjesëmarrjen në zgjedhje

Gazetari Neritan Sejamini thotë se PD e Berishës po pengohet në të drejtën e saj për të provuar veten në zgjedhje. Në studion e “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se një e drejtë e tillë nuk mund t’i hiqet një force politike, sado e dobët të jetë.

Celibashi ka thënë gjënë e duhur. Ai është në rregull. Në Gjykatën e Tiranës, kryetar është Lulzim Basha. Pra ai nuk ka hequr dorë zyrtarisht dhe legalisht.

Ka një parim bazë: Partitë janë makineri elektorale. Ajo që po i ndodh PD është se nuk po i lejojnë të ushtrojë këtë funksion: të shkojë në zgjedhje dhe të konkurrojë.

Ka një fakt të pakontestueshëm. Për mua ka rëndësi sistemi zgjedhor, KQZ, gjykata, partitë e regjistruara. Sot për një apo dy javë duhet të  çohen anëtarët e KZAZ në KQZ. I vetmi person që ligji i njeh të drejtën është Lulzim Basha.

PD mund të jetë copë-copë, por nuk mund t’i mohosh të drejtën e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy